Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë Partinë Demokratike, pasi sipas tij ka një numër të vogël të grave dhe vajzave që kandidojnë për zgjedhjet e 25 qershorit. Me anë të një statusi në ‘Facebook”, Rama shkruan:
(po edhe për të qarë! Gratë e Kukësit-Tropojës-Hasit në Republikën e Re, nuk e meritokan të votojnë për një grua #GratëeBashkuaraMePartinëSocialiste të votojnë kuqez nr.)
Ne nje foto ne te ciliet shikohet kryedemokrati Lulzim Basha dhe kandidati per deputet ne qarkun e Kukesit Flamur Noka, Rama mbi fotos shkruan nje bisedete te bere, sipas tij mes tyre lidhur me zgjedhjen e kandidateve per kete qark.
Ne listen e kandidateve per deputete ne PD per kete qark, shikohet mungesa e kandidateve femra, per garen e 25 qershorit.
Biseda mes Nokës dhe Bashës sipas Ramës:
Noka: Shefi të nisa në e-mail emrat për Kukësi
Basha: I mora Muli, po sikur të vinin edhe ndonjë grua?
Noka: S’ka nevojë, thjesht Isufin e thërrasim Çela gjithë kohës… ngjan si emër gruaje…
Noka: ÇelaÇelaÇelaÇelaÇelaÇelaÇelaÇela
Basha: Brilant!



