Përfshirja e të rinjve në tregun e punës, Ruçi: Nxisim idetë novatore për biznesin (VIDEO)

Përfshirja e të rinjve në tregun e punës, Ruçi: Nxisim idetë novatore për biznesin (VIDEO)

Përfshirja e të rinjve në tregun e punës është një prej sfidave më të mëdha të shoqërisë.

Nxënës të gjimnazit "Arben Broci" i janë bashkuar një projekti për krijimin e ideve novatore që do të përthithen më pas nga bizneset.

E ftuar në studion e TvT, drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Rinisë, Irsa Ruçi, ka zbuluar më shumë detaje rreth këtij projekti që synon të nxisë punësimin e të rinjve. 

TvT: “Shikues të nderuar, për të folur më shumë për këtë projekt kam në studio drejtoreshën e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar për Rininë, znj. Irsa Ruçi. Znj. Ruçi përshëndetje dhe mirë se keni ardhur!”

Irsa Ruçi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë: “Përshëndetje dhe faleminderit juve për hapësirën. Unë e përmend gjithmonë që është e rëndësishme që t’I lëmë një hapësirë kohe të rinjve. Të flasin për të rinjtë, të flasin për gjëra të bukura, për ta. Boll na ka mbytur negativiteti që “të rinjtë I kemi përtacë, pa punë”etj. Ka nevojë që të kemi lajme pozitive nga të rinjtë, kështu që faleminderit.”

TvT: “Të ngjall optimizëm kur shikon të rinjtë e vendit tënd që angazhohen për të marrë përsipër ide dhe projekte të tilla në një kohë kur shumica prej tyre zgjedhin që të largohen nga vendi për një jetë më të mirë. Do të donim të dinim më shumë rreth këtij projekti. Çfarë është ai në vetvete, çfarë trajton ky projekt?”

Irsa Ruçi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë:  “Nuk të ngjall optimizëm vetëm ky projekt, të ngjall optimizëm përgjithësisht komunikimi me të rinjtë, sepse unë e shikoj në terren. Kam filluar një fushatë ku takoj çdo të ri dhe shkoj kudo atë bëhen bashkë dhe ka diçka për të komunikuar dhe po shikoj që ka shumë ide, ka shumë talente. Ne na duhet thjesht t’i përthithim ato ide dhe talente dhe t’i vëmë në zbatim pastaj. Ky projekt lindi pikërisht për këtë arsye. Ne e dimë që ka shumë të rinj të talentuar në Shqipëri e kemi provuara edhe me projekete të tjera të mëparshme. Dhe disa prej tyre kanë nevojë edhe të sponsorizohen në idetë që kanë. Domethënë, mund të mkenë ide shumë të mira biznesi, mund të jenë ide gjeniale. Ne po I kërkojmë edhe ato, që pastaj ata të bëhen konkurues mes njëri-tjetrit dhe idetë më të mira të mund të dalin në pah dhe të spikasin. Koncepti i kësaj ideje është një panair i ideve novatore dhe i ideve të biznesit ku të rinjtë deri në 15 mars kanë mundësi të aplikojnë me një ide biznesi. Në fazën e parë është shumë e thjeshtëzuar mënyra e dhënies së kësaj ideje. Domethënë mjafton të shkruajnë konceptet ashtu si ata i mendojnë, sepse qëllimi nuk është t’i ngecim, qëllimi është t’u japim një dorë dhe të shikojmë se ku janë potencialet e tyre që t’i rrisim më tej. Kështu që, shumë shkurt, do t’i marrë maksimumi një 10-minutësh, por ai 10-minutësh mund të ndryshojë konceptin. Sepse kjo është e rëndësishme, që t’u tregojmë të rinjve që ka disa hapësira dhe ka disa mundësi, jo vetëm një: “Mbaro ato pesë vitet e shkollës dhe pretendo të gjesh një punë në shtet. Po nuk gjete një punë në shtet, shko në Gjermani”. Jo. Ne mund ta ndërtojmë, të ardhmen e të rinjve këtu. Dhe ata vetë e kanë në dorë të ardhmen e tyre këtu dhe mund ta ndërtojnë shumë bukur. Mjafton që ato ide dhe ato potenciale që kanë dhe mundësitë e tyre t’I vënë në zbatim. Ky projekt, pikërisht, nxite këtë. Nxit vetëpunësimin e të rinjve, nxit idetë novatore të zhvillohen më tej, nxit edukim, sepse gjatë ditëve të panairit që do të zhvillohet më 16-18 prill në Pallatin e Kongreseve do të jenë të ftuara edhe universitetet publike dhe private, të cilat do të tregojnë potencialet që kanë mundësitë që kanë. Janë edhe bizneset të ftuara, të cilat do të tregojnë se për çfarë kanë nevojë ata. Pra si e shikon një biznes inovacionin që të rinjtë të përshtaten. Pra të gjendet balanca midis shkollimit dhe punësimit. Por ajo që është më e rëndësishmja nga e gjithçka tjetër, që ndodh për herë të parë në Shqipëri, është që në këtë panair do të luftohet pë ride. Do të jenë të rinjtë që në datat 16-17 prill do t’i prezantojnë idetë e tyre. Pas një faze seleksionuese nga 15 marsi deri në fund të marsit, do të seleksionohen idetë më të mira që kanë një potencial që të rriten dhe të zhvillohen më tej. Në fillim të prillit, për një dyjavësh, do të trajnohen në mënyrë intensive, në mënyrë që të hartojnë një plan biznesi, ta prezantojnë atë siç duhet përpara një jurie që do të jetë gjithë biznesi. Dhe dy ditët e para të panairit do të jetë pikërisht prezantimi I ideve nga të rinjtë dhe pastaj ditën e tretë do të jetë pastaj biznesi ai që do të thotë se për çfarë ka nevojë. Pra, për cilat profesione ka nevojë, për çfarë praktike pune ka nevojë, që të tregojë të gjitha potencialet që ka. Dhe, do të ndodhë dhe punësimi, sepse janë mbi tre mijë vende të lira pune që janë në dispozicion për të rinjtë gjatë këtij panairi.”

TvT: “Cila ishte shtysa për këtë nismë?”

Irsa Ruçi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë: “Ka edhe nisma të tjera private e publike, është që të vendoset një fond në dispozicion dhe nëse ti e kalon atë limit, ose duhet ta ndrydhësh atë idenë tënde, ose mbaje prapë atje në sirtar se nuk ia vlen më. Domethënë që ai të thotë se ke deri në 3 mijë euro dhe kaq. Dhe një i ri e banalizon e thjeshtëzon deri në atë mënyrë sa t’i përshtatet atij 3 mijë-euroshit. Ndërsa kjo është ndryshe. Nuk do të ketë kufizim në vlerën monetare, për aq kohë sa ato ide janë me të vërtetë potencial dhe ato kanë mundësi të kthehen në biznese të qëndrueshme, kanë mundësi që të krijojnë punësim për të rinjtë e tjerë. Që do të thotë që do të sponsorizohen nga biznesi. Dua t’i falënderoj shumë, sepse jemi në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë e të Biznesit Tiranë, me Bashkinë e Tiranës etj., si dhe biznese të tjera që janë të gatshme që në fushën e biznesit dhe të sipërmarrjeve rinore dhe të inovacionit të sponsorizojnë…”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy