Eksperti i mjedisit dhe aktivisti Andi Tepelena tha në “Mcn Economy” se Liqeni Artificial duhet të rrethohet dhe të pastrohet njëherë e mirë pasi është i rrezikshëm për njerëzit për shkak të ndotjes. Sipas aktivistit kemi një papërgjeshmëri dhe moskordinim nga institucionet, ku shpesh në zona të frekuentuara si Bovilla mungojnë koshat e plehrave.
“Shëtitja e përmbrëmshme rreth liqenit artificial është. Kam parë edhe njerëz që lahen! Ata mbase s’e dinë që aty mund të zërë sëmundja e lëkurës apo sëmundje nga më të hatashmet. Sot Liqeni Artificial është një vaskë uji, që jo vetëm që s’ka vend për peshqit që të mbijetojnë, por është e rrezikshme edhe për njerëzit. Ai duhet të rrethohet, gjithë Liqeni artificial, shërbimet aty të mbyllen apo të pezullohen, dhe të pastrohet njëherë e mirë.
Këtu kanë të gjithë faj. Ajo që kam vënë re në kontakt me komunitetin, kam kuptuar një frustrim të madh që kanë komuniteti. Janë ca kosa plehrash që u mungojnë që t’i hedhin. Këtu ka edhe një moskordinim dhe papërgjegjshmëri nga institucionet. Në Bovillë njerëzit bëjnë barbekju dhe s’ka dy kosha për të hedhur koshat.
Këtu mungon transparenca e institucioneve për publikun, mendojnë se janë akoma në kohën e Enver Hoxhës. Ka një vendim gjykate që detyron Bashkinë e Tiranës të informojë çdo ditë për ujin e pijshëm, gjë që s’e bëjnë. Duhet te penalizohet. Të marrë përgjegjësi nga i madhi te i vogli. Akoma kemi Lanën që kutërbon nga fekalet dhe e shesim si qytet turistik Tiranën!”



