Vrasja e Ismael Lulit, kërkohet dënim i përjetshëm për dy bashkëpunëtorët

Vrasja e Ismael Lulit, kërkohet dënim i përjetshëm për dy bashkëpunëtorët

Akuza ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për dy të rinjtë shqiptarë Igli Meta e Marijo Mema, të dy 20 vjeç, të cilët dy vjet më parë vranë në Itali Ismael Lulin, 17 vjeç. Prokurorja e çështjes e ka cilësuar krimin si “një vrasje makabër e kryer me gjakftohtësi”.

Sipas saj, dy të rinjtë shqiptarë kanë treguar indiferencë totale për vlerën e jetës. Ata meritojnë dënim të përjetshëm për vrasje me paramendim në rrethana rënduese, dhunim të kufomës dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Nëna e viktimës, Debora Luli, është shprehur e kënaqur me kërkesën e prokurorisë.

Ngjarja ka ndodhur më 19 korrik 2915 në kodrat e Sant'Angelo in Vado, Itali. Gjithçka është planifikuar si një hakmarrje për Ismaelin, i cili kishte një lidhje sekrete me të dashurën e Iglit. Por ky i fundit u përpoq t’ia hidhte fajin bashëkpunëtorit Marijo Mema, për të cilin tha se i kishte prerë fytin 17-vjeçarit. Por hetimet nxorën se ka qenë vetë Igli ai që kreu vrasjen. Vendimi pritet më 12 prill. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy