
Një laptop që përmbante ndër të tjera të dhëna nga takime për vaksinat kundër koronavirusit është vjedhur nga spitali "Elena Venizelou" në Greqi.
Vjedhja e çuditshme u vu re këtë mëngjes në spitalin "Elena Venizelou". Laptopi i qendrës së vaksinimit që përmbante takimet për vaksinime në ditët në vijim dhe të dhënat e njerëzve të vaksinuar nuk ishte në spital, shkruan Ethnos.
Mjeku përgjegjës i qendrës së vaksinimit zbuloi se laptopi i qendrës së vaksinimit mungonte në zyrën e tij në klinikën e patologjisë. Ai njoftoi autoritetet e spitalit dhe policinë dhe u krye një kontroll dhe më në fund kompjuteri u gjet në një kosh brenda një qese.



