Bum ndërtimesh, çmime marramendëse dhe investime pa burim të qartë financiar. Ky është portreti i Tiranës që sjell reportazhi investigativ i televizionit Italian “RAI 3”. Arkitektë si Marco Casamonti e Stefano Boeri janë përfshirë në projektet që po ndërtohen me dyshime për pastrim parash. Ndërkohë, sipas investigimit, kryeministri Rama e justifikon investimin me kapitalin e emigrantëve shqiptarë.



