Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut do të mbajnë takimin e parë më 27 prill.
Lajmin e bëjnë të ditur zyrtarë të Koresë së Jugut , pas deklaratës së liderit të Koresë së Veriut se është i gatshëm për denuklearizimin e vendit të tij, ndërsa tensionet mes dy fqinjëve po ulen.
Zyrtarët e Kores së Jugut e kanë bërë të ditur datën e samitit pasi zjvilluan bisedime me homologët koreanoveriorë të enjten.
Më herët, dy Koretë kanë rënë dakord për ta zhvilluar samitin në fshatin kufitar Panmunjon.



