Kthupi: Problem shantazhi mediatik ndaj SPAK-ut, politika e mban në presion duke e lënë në vakum (VIDEO) 

Kthupi: Problem shantazhi mediatik ndaj SPAK-ut, politika e mban në presion duke e lënë në vakum (VIDEO) 

Avokati Rezart Kthupi nga Djathtas për zhvillim tha në MCN Live se problemi kryesor është mbajtja në presion të vazhdueshëm mediatik të gjithë strukturës së SPAK-ut.

Sipas Kthupit politika e mban nën presion SPAK-un duke e lënë në vakum lidhur me të ardhmen e prokurorëve pas dy vitesh. 

Presioni s’është vetëm çështje ligjore, s’është vepër penale.Presion është të anatimosh një gjyqtar, një prokuror, të përmendësh emra, të thuash që kërkoi leje ndërtimi. Të thuash je i paaftë të më hetosh mua, ky është presion. Gjatë 2024-ës një pjesë e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë vënë nën presion mediatik. Nëse SPAK-u ka pasur fakte për të shkuar drejt një hetimi penal, duhet të shkonte drejt një hetimi penal.

Problem është fakti i mbajtjes në një presion të vazhdueshëm mediatik të gjithë strukturës. Presioni është politik dhe ligjor. Nëse unë si kryeministër them që SPAK-un dot a fus në shina, ky është presion, e njëjta gjë deklarata e Berishës për shkrirje. SPAK ka kohë që kërkon të shtojë organikën me ndihmës ligjor. Mënyra e politikës për mbajtur nën presion SPAK-un është që unë të lë në një vakum, që ti që po më heton mua, pas dy vitesh ku do shkosh”.

I pyetur si mund të keqpërdoren informacionet e dosjeve të hakeruara në SPAK, Kthupi tha: “Mbledhja e informacionit mund të ndikojë te një mbrojtje më e mirë, për të ndryshuar dëshminë”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy