Karburanti “fik” trenat, hekurudha punoi 2 ditë në nëntor (VIDEO)

Karburanti “fik” trenat, hekurudha punoi 2 ditë në nëntor (VIDEO)

Në Shqipëri nuk udhëtohet më me trem  Nëse pak kohë më parë numëroheshin dhjetra qytetarë që zgjidhin këtë linjë udhëtimi për shkak të kostos së ulët, tani kjo është e pamundur. 

Sipas të dhënave nga INSTAT, hekurudha shqiptare, përgjatë muajit nëntor ka punuar vetëm dy ditë për shkak të mungesës së karburantit, duke ulur numrin e pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me 96.6%.

Ndërkohë që nuk mund të flitet ende për investime të konsiderueshme në këtë sektor, veç atij në linjën Tiranë-Durrës, për të cilën Ministria e Transportit ka hapur procedurat për tender dhe duhet pritur muaji shkurt për të mësuar fituesin mes 10 kompanive garuese.

Nga ana tjetër, shqiptarët zgjedhin alternativa të tjera për të udhëtuar, përmes automjeteve private, linjave të transportit urban, detar dhe ajror.

Nëse ndalemi tek kjo e fundit, sipas INSTAT, udhëtimi me avion mbetet primar. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me avionë përgjatë këtij viti i kapërcen 3 milionë qytetarë, duke u rritur 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë që vetëm muajin e kaluar, numri i pasagjerëve të linjave ajrore është rritur me 80.2%.

Rritje, por modeste, ka pësuar edhe udhëtimi përmes linjave detare. Bëhet fjalë për 3.5% më shumë pasagjerë në linjat me traget.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy