
Donald Trump ka përjashtuar mundësinë e një debati tjetër presidencial kundër rivales së tij Kamala Harris përpara zgjedhjeve të nëntorit.
Ai tha të enjten dy ditë pas përballjes së parë të rivalëve në Filadelfia se Harris donte vetëm ripërballje sepse ai fitoi "qartësisht".
Disa sondazhe të menjëhershme të bëra pas debatit treguan se votuesit mendonin se Harris kishte performuar më mirë se kundërshtari i saj republikan.
Trump shtoi se Harris duhet të "përqendrohet" në punën e saj si zëvendëspresidente.
Menjëherë pas kësaj, në një tubim të fushatës në Karolinën e Veriut, Harris u përgjigj duke thënë se ata "u detyrohen" votuesve një debat tjetër.
Sondazhet sugjerojnë se dy kandidatët janë në një garë jashtëzakonisht të ngushtë me vetëm dy muaj para zgjedhjeve.



