
Gazetarja Bendis Druni tha në një lidhje me studion e MCN Live se dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar 33-vjeçarin Ramazan Mataj mbrëmjen e 4 janarit në mbrëmjen e 4 janarit në Dragoç të Shkodrës.
Më tej, Druni thotë se nuk ka një pistë ku po hetohet, duke qenë se edhe 33-vjeçari nuk ka qenë problematik.

Zona ku ka ndodhur ngjarja nuk është e populluar dhe banesat janë në distancë nga njëra-tjetra. Banorët kanë menduar se janë fishekzjarrE pasi në zonë është dhe një lokal ku organizohen dasmA.
Dyshohet se janë dy persona që kanë qëlluar ndaj Mataj, pasi Benzi është qëlluar nga të dyja anët.
Nuk kemi një pistë ku po hetohet. Janë disa persona që janë shoqëruar, por për të dhënë deklarata pasi nuk ka të dyshuara. Viktima nuk njihej si person problematik. Ka pasur vetëm një procedim për prerje të pyjeve në mënyrë të paligjshme.



