Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin Rrogozhinë-Lushnje, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën për shkak të një aksidenti.
L. Sh, 60 vjeç, ishte duke udhëtuar me biçikletë kur u përplas nga një makinë tip ‘Benz’, që drejtohej nga personi me inicialet E. B, në fshatin Dushk. Fatkeqësisht 60-vjeçari nuk i ka mbiijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Pas ngjarjes policia ka bërë menjëherë shoqërimin e E. B në komisariat për verifikime të mëtejshme.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnje, në afersi të fshatit Dushk, shtetasi E. B. duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin L. Sh., 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



