Shqipëria i ka dorëzuar sot publikisht kërkesën Komisionerit të BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, për t’u bërë anëtare e mekanizmit për mbrojtjen civile.
Në një konferencë për media, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria i ka plotësuar kriteret për t’u bërë pjesë e këtij mekanizmi, ndërsa shtoi se ky mekanizëm është krijuar për të përballuar së bashku momentet kritike.
Ky mekanizëm është krijuar nga vendet e BE për të përballuar së bashku momente kritike në secilin prej vendeve. Kjo do të thotë se kur flasim për një zjarr që bie dhe merr përmasa, në Shqipëri vjen një, dy apo tre mjete nga ky mekanizëm, kjo nuk është për të qarë hallin, sepse këtë e bëjnë të gjithë, edhe vendet më të fuqishme, po ju them Greqinë, që përballet me zjarre shumë më intensive se ne falë këtij mekanizmi, me ndihmën e këtij mekanizmi. Kjo që bëjmë sot nuk është diçka që mund ta bënim dje, nuk është çështje dëshire, se duam ne dhe po futem në këtë union apo u kujtuam se po futemi, por kjo vjen si rezultat i reformave që kemi bërë. Jo më larg se sot komisioni do të vizitojë qendrën që është ngritur dhe funksionon për emergjencat civile. Pra, besoj se ne kemi bërë një transformim kolosal të strukturës së Mbrojtjes Civile, por ka ende shumë për të bërë. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë BE të mbështetjes civile, është një hap shumë domethënës, por edhe një lehtësim i madh për ne.
Nga ana tjetër, komisioneri i BE tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm për të ofruar ndihmë këtë verë, nëse do të ketë situata të vështira me zjarret. I pyetur për fondet e rindërtimit, ai tha se “Kam informacion se fondet janë shpenzuar mirë, jo të gjitha ato, sepse nuk janë përfunduar të gjitha proceset”.
Unë e mbështes, që Shqipëria të ketë mundësi të jap solidaritetin e vet kur ka nevoja, do të vijojmë punën tuaj dhe më lejoni që t’ju dorëzoj një rrugëtim që ne mendojmë që duhet ta përmbushim duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Ne organizohemi, bashkërendojmë punën dhe mbulojmë edhe një pjesë shumë të madhe të financimit, që kërkohet për këto punë të mëdha. Edhe këtë verë jemi gati, sepse mendojmë se do të ketë zjarre. Ky është plani që ne kemi. Sa i përket pyetjes për fondet e rindërtimit, nuk është fushë e drejtpërdrejtë e mandatit tim, por unë kam dëshirë të shoh si kanë ecur punët. Prandaj, nesër në mëngjes unë do të shkoj për vizitë në disa nga ambientet që janë financuar për rindërtim nga BE. Do të shkoj në një kopsht në Durrës. Gjithsej janë dhënë nga BE 75 milionë euro për rindërtimin e shkollave e kopshteve. Kam informacion se fondet janë shpenzuar mirë, jo të gjitha ato, sepse nuk janë përfunduar të gjitha proceset. Nuk janë çështje të lehta këto, sepse rindërtimi do që të merren të gjitha masat.



