Ariana Milo, shqiptarja që ‘i foli” Zoti: Më tha që keni dal nga lidhja me mua. Së shpejti do filloj Epoka e Artë

Ariana Milo, shqiptarja që ‘i foli” Zoti: Më tha që keni dal nga lidhja me mua. Së shpejti do filloj Epoka e Artë

Ariana Milo nga Shqipëria që jeton e vepron në Itali si simboliste.

Ajo vjen në komunikim me shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, me faktin se ka arritur të flas me Zotin dhe këtë lidhje ajo e ka prej shtatë vitesh.

 

Drupal Ad

 

 

 

Arjana thotë se ai i komunikoj që njerëzit kanë dal nga lidhje me të.

Nga një lodhje e ditës thjesht bëra një bisedë për të nxjerrë atë peshën që kisha brenda. Kam bërë një bisedë duke i vënë faj Zotit, e kam fajësuar dhe fajësimi që i shpreha ishte gjithë ajo pakënaqësia që po ndjeja në veten time sepse i thashë gjithçka që ti ke krijuar nuk bën, nuk funksionon.

Në mëngjes unë me këtë shtypje të madhe psikologjike ndjeva kontaktin dhe ky kontakt se u bënë 7 vite që vazhdoj të jem në kontakt. Mu prezantua, më tha ‘unë jam Perëndia e fjalës’, gjithçka që ndodh te ju ndodh për një arsye se ju keni dal nga lidhja me mua dhe shpirtrat tua kanë rënë në një kaos total.

Simbolistja Milo, thotë se edhe pse njerëzit pas kësaj nuk e kanë besuar, gjërat do të qartësohen me fillimin së shpejti të Epokës së re të Artë, që sipas saj nënkupton një Rilindje.

Nëse ju e lexoni Doktrinën Hermetike jemi po të persona që ai e tregon veten e tij, thotë se personat që do të vijnë te unë, do ti marrin o për të çmendur, urrehen dhe shkojnë deri në vrasjen e tyre. Shumë persona që sjellin të vërtetën, vriten, sepse ne jetojmë në botën e kaosit, jam e lumtur për këtë, skam frike se unë nuk jam vetëm. unë dua të them të vërtetën për të gjithë rracën që mban emrin shqiptar,

Secili ka mendimet e veta dhe duke mos njohur këtë lloj energjie, dhe duke mos njohur këtë Epokë të re, njerëzit po sinjalizohen për fillimin një epokë të re të Artë, dhe ajo vjen duke përmbysur të vjetrën.

Dhe këta persona që nuk bëjnë dakord me persona që janë si Arjana, janë plotësisht të lejueshme sepse ne vijmë të gjithë në një botë kaosi, quhemi të vdekur, pritet një Rilindje një Ringjallje. Dhe kjo era e Artë siç jemi futur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy