
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, teksa prezantonte raportin vjetor për vitin 2023 në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, yha se Prokoria e ka të vështirë bashkëpunimin me policinë e Shtetit, për shkak se brenda kupolës, ka efektivë të përfshirë në botën e krimit. Ndër të tjera, Dumani ka zbuluar se nën hetim janë vendosur 18 zyrtarë të lartë, ndërsa janë regjistruar mbi 200 procedime penale për korrupsion.



