Kina lejon çiftet të bëhen me tre fëmijë

Kina lejon çiftet të bëhen me tre fëmijë

Partia Komuniste ka vendosur, që Kina në të ardhmen të lejojë tre fëmijë për çift. Vendi reagon kështu ndaj uljes së numrit të lindjeve dhe plakjes së shoqërisë kineze.  

Që prej vitit 2015 në vend u vendos politika e lindjeve së dy fëmijëve, më parë  lejohej vetëm një. Nuk dihet ende se kur nis afati i politikës së re.  

Vendimi u bë publik vetëm tre javë pas publikimit të numërimit të fundit të popullsisë. Sipas raportit rritja e numrit të popullsisë do të kishte një zhvillim negativ në vitet në vazhdim dhe numri i popullsisë do të ulej. Ekspertët besojnë se kjo ka ardhur si pasojë e politikës kineze, që lejonte vetëm një fëmijë për familje, e cila u hoq në vitin 2015. Në vitin 2016 u ndje një rritje e dukshme e numrit të lindjeve, por pas këtij viti numri bvazhdoi të binte. Një arsye tjetër përse çiftet nuk dëshirojnë të kenë fëmijë, janë edhe kostot shumë të larta të banimit dhe arsimit. Për më tepër pjesa më e madhe e kinezëve është mësuar tashme me idenë e të pasurit vetëm një fëmijë. 

Vendimi i Partisë Komuniste pati ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi. Investitorët filluan të investojnë në kompani që ofrojnë farëzim artificial, obstetrikë dhe produkte për foshnje me shpresën, se do të ketë një bum bebesh.  

Ekonomia është një shtysë e madhe për këtë reformë, pasi plakja e popullsisë do të frenonte rritjen ekonomike të njërës prej superfuqive ekonomike në botë./Spiegel/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy