Shqiptarët preferojnë universitetet publike para atyre private. Sipas një sondazhi të kryer në Opinion.al, rezulton se 72 përqind e votuesve preferojnë si alternativë universitetet publike dhe rreth 27 përqind e tyre mendojnë se një alternativë e mirë është sektori privat.
Megjithëse u duk se universitetet private e fituan “të drejtën e qytetarisë” në mjedisin politik, social e akademik shqiptar dhe mund të ndiqnin normalisht rrugën e tyre të zhvillimit dhe konsolidimit, ngjarja apo dukuria e “diplomës Bosi” absolutisht e papranueshme dhe negative, hapi dhe një herë “kutinë e Pandorës” për këtë “sistem të ri të tmerrshëm piramidal shkatërrues” që i kanoset Shqipërisë.



