OKB: 2020, një nga tre vitet më të nxehta

OKB: 2020, një nga tre vitet më të nxehta

Viti 2020 është i destinuar të bëhet një nga tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë dhe madje mund të tejkalojë rekordin e vendosur në 2016. Petteri Taalas, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Meteorologjike të Kombeve të Bashkuara, duke prezantuar raportin e vitit 2020 mbi gjendjen e klimës globale, tha se gjashtë vitet më të ngrohta janë ato që nisin në 2015.

Oqeanet janë nxehur në nivele rekord dhe mbi 80% gjatë vitit 2020, me pasoja të përhapura për ekosistemet detare që tashmë vuajnë nga ujëra më acidë për shkak të thithjes të dioksidit të karbonit (Co2), sipas Raportit të Parashikimit të OBT-së mbi Gjendjen e Klimës Globale në vitin 2020.

Raporti, i cili bazohet në punën e dhjetëra organizatave ndërkombëtare dhe ekspertëve, tregon se si ndikojnë shumë faktorë përfshirë nxehtësinë ekstreme, zjarret dhe përmbytjet, si dhe sezoni rekord i stuhive të Atlantikut, që kanë prekur miliona njerëz, duke përkeqësuar kërcënimet ndaj shëndetit të njeriut, sigurisë dhe stabilitetit ekonomik të paraqitura nga pandemia e Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy