
Çështja e koalicionit është një çështje e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet.
Partia e Lirisë është një parti aleate. Ilir Meta është një i burgosur politik.
Edi Rama urdhëroi pusinë ndaj tij, çoi bastardin e familjes Hoxha për të qenë i sigurt.
Për herë të parë në histori, rendi ka dy policë në krye.
Proda është një eksponent i krimit, mbiemër të dytë meriton Shullazi me të dhëna të implikimit të thellë.
Kështu deklaroi kryedemokrati Sali Berisha, i pyetur nëse do e ndihmojë Ilir Metën duke i siguruar lista të sigurta për kandidatët në zgjedhje.
Ndër të tjera ai tha se prita dhe brutaliteti i urdhëruar nga Edi Rama i aplikuar ndaj Ilir Metës do të mbetet akti më kriminal, më i turpshëm dhe më antikushtetues në historinë e vendit.
Nuk mbroj asnjë akt korruptiv të asnjë njeriu. Por, ua them unë ju këtu, të mos paraqesësh dot asnjë fakt dhe ta kesh pasur Kastriot Ismailin 4 apo 6 vite në burg, të kesh përdorur të gjitha metodat për t’i marrë dëshmi kundër Ilir Metës dhe ai nuk ka pohuar asgjë, atëherë më thoni ju mua, cili është ai njeri që mund të besojë deklaratat e tjera, kur personit për të cilin ky akuzohet, i ishte ofruar lirimi i menjëhershëm nëse do pohonte gjënë më të vogël.
Në vijim Berisha ftoi qytetarët të bashkohen në protestën e thirrur pasditen e nesërme nga opozita, duke thënë se po luftojnë pikërisht për interesat më jetike të qytetarëve.



