Duke gërmuar nën shtëpinë e një personi të dyshuar si vrasës serial hetuesit kanë gjetur deri më tani në dalje të Meksiko Sitit 3,787 fragmente kockash, të cilat mesa duket i përkasin 17 viktimave të ndryshme.
Prokurorët dyshojnë se gjetjet nuk do të përfundojnë aty. Gërmimet kanë nisur me datën 17 maj në dyshemenë e shtëpisëku jetonte i dyshuari. Ata do të fillojnë të gërmojnë dhe shtëpitë e tjera që ai kishte marrë me qira.
Në shtëpinë e mbushur me plehra u gjendën kartat e identitetit ët personave që ishin zhdukur prej vitesh, çka tregon se vrasjet kishin vite që kishin filluar. Fragmentet e kockave tregojnë që kufomat janë prerë në copëzatë vogla. Ky mund të jetë një supozim logjik, pasi i dyshuari, që identifikohet nga prokuroria me emrin "Andres", ka qenë më parë kasap.
Autoritetet nuk e kanë bërë publik emrin e 72-vjeçarin, pasi në Meksikë identiteti i të dyshuarve mbrohet me ligj. Viktima e tij e fundit ishte një grua 34 vjeçare, trupin e së cilës ai e dyshohet se e ka copëtuar me sharrë hekuri dhe thikë kasapi. Ai u zbulua pasi gruaja në fjalë ishte bashkëshortja e një polici, të cilin i pandehuri e njihte personalisht. Ky i fundit e kishte shoqëruar viktimën për të bërë pazarat dhe pas kësaj ajo ishte zhdukur. Bashkëshorti fillon të dyshonte te "Andresi" kur ajo nuk u kthye.
Kamerat e sigurisë treguan që gruaja ishte futur në rrugicën kua ai jetonte por nuk kishte dalë më. Polici shkoi në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjeti trupin e copëtuar të bashkëshortes aty. Pas hetimeve të mëtejshme policia gjeti veshje, karta identiteti, foto dhe video të cilat sugjerojnë se ai i kishte filmuar viktimat e tij. Prokuroria po punon ende për të identifikuar viktimat me anë të analizave të ADN-së./The Guardian/



