Kreu i qeverisë Edi Rama ka postuar në rrjetin social një grafik të të prekurve me koronavirus në Shqipëri, në raport me vendet e rajonit e më gjerë, që gjithashtu janë goditur nga Covid-19.
Rama shkruan se sot jemi në këtë pikë dhe jo mbi ndonjë mal me të vdekur për shkak të mënyrës sesi është luftuar koronavirusi.
“Shtet e popull bashkë si një trup i vetëm dhe vetëm prej nesh varet tanimë ta çojmë deri në fund kështu këtë luftë”, shkruan Rama.
Më tej, kryeministri shprehet se "nëse sot jemi në këtë pikë, e jo mbi ndonjë mal me të vdekur, kjo është falë nesh e mënyrës se si e kemi bërë luftën deri këtu, shtet e popull bashkë si një trup i vetëm dhe vetëm prej nesh varet tanimë ta çojmë deri në fund kështu këtë luftë".




