Kryeinspektori godet me grushte vartësin në mes të rrugës. Policia e shtrin në tokë (VIDEO)

Kryeinspektori godet me grushte vartësin në mes të rrugës. Policia e shtrin në tokë (VIDEO)

Një sherr i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ditën e sotme. Kryeinspektori i Mjedisit, Ersid Hasanllari ka goditur me grushte në fytyrë vartësin e tij pas një mosmarrëveshje për një gjobë që ai nuk e kishte vendosur.

Pamjet e sherrit janë shpërndarë nga Policia. Më pas, kryeinspektori është arrestuar disa minuta më vonë nga Policia.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia ndalon Kryeinspektorin pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Më datë 10.08.2017 Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit :

Ersid Hasanllari, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Ndalimi i tij u krye pasi më datë 09.08.2017, ka bërë kallëzim penal shtetasi E. B., 33 vjeç, banues Vlorë, me detyrë Inspektor i Mjedisit pranë Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, i cili ka kallëzuar penalisht shtetasin Ersid Hasanllari me detyrë Kryeinspektor pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, sepse ky i fundit ka goditur shtetasin E. B.,  gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës së tij.

Kryeinspektor Ersid Hasanllari ka ofenduar nëpërmjet telefonit vartësin e tij shtetasin E.B, me pretendimin se pse s’ka shkuar të vendosë një gjobë në një subjekt privat.

Më pas Ersidi është konfliktuar fizikisht me vartësin e tij shtetasin E.B, duke e goditur me grushte me pretendimin se është vonuar në vendosjen e gjobës së subjektit privat.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike dhe celularët, si dhe prova të tjera.

Materialet  i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”,  parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy