Arrihet marrëveshja, doganat greke mbeten të hapura deri në orën 22:00

Arrihet marrëveshja, doganat greke mbeten të hapura deri në orën 22:00

Autoritetet shqiptare dhe ato greke kanë rënë dakord që të mos pezullohen pocedurat e kalimit në sportelet e palës greke, pavarësisht plotësimit të kuotës ditore. Sipas ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, të dy pikat e kalimit kufitar mbeten të hapura deri në orën 22:00. Nga nesër, rikthehen kufizimet, ashtu siç janë paralajmëruar. 

“Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00. Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negativ. Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negativ”, shprehet Xhaçka.

Pala greke mbyll sportelet në Kapshticë: Mos u nisni, kemi plotësuar kuotën 300 udhëtarë 

Bisedimet e autoriteteve shqiptare me ato greke për përshpejtimin e procedurave dhe dogana dhe reduktimin e radhëve të qytetarëve që prej ditësh presin në rrugë në temperatura të larta nuk kanë dhënë rezultat. Ditën e sotme, pala greke në Kapshticë ka plotësuar kuotën prej 300 udhëtarësh dhe ka mbyllur sportelet. Lajmin e konfirmon policia kufitare e Kapshticës, e cila njofton qytetarët që udhëtojnë drejt Greqisë përmes kësaj pike të mos dynden drejt saj, pasi do të mbeten në radhë deri të hënën.

Ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, jemi informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas. Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna. Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Pak pas njoftimit për mbylljen e pikës së kalimit kufitar në Kapshticë, një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe në Kakavijë. Plotësimi i kuotës prej 750 udhëtarësh pritet të mbyllë sportelet greke, duke lënë në pritje një radhë që shkon deri në 6 km. Bisedimet e autoriteteve shqiptare me homologët grekë për rritjen e kuotës mbeten shpresa e vetme për qytetarët në radhë. 

Pritet që e njëjta metodë pune të ndiqet nga pala greke edhe në ditët në vijim.300 persona në ditë nga Kapshtica dhe 750 nga Kakavija do të jetë kapaciteti i kalimit në të dyja pikat doganore.

Nga sot, Greqia futi në fuqi karantinimin e detyruar 1- javor për të gjithë ata që hyjnë në vend nga Shqipëria, kurse nga nesër duhet test negativ jo më i vjetër se 72 orë, vërtetim me të dhëna të përkthyera në anglisht si dhe plotësimin e formularit për hyrje në faqen e autoriteteve greke për udhëtim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy