Brenda muajit qershor do të hapen 5 zyra konsulence për tu shërbyer fermerëve të vendit për të marrë kredi me interesa shumë të ulëta nga fondi që ka përcaktuar qeveria.
Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë shpërndarjes së disa certifikatave të pronësisë për tokat bujqësore në Bradashesh të Elbasanit. Rama tha se Për certifikatat e pronësisë mbi tokën i gjithë shërbimi do të jetë falas.
