
Ministria e Shëndetësisë në bazë të raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 173 raste të reja me Covid-19 dhe 10 humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 5.798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të vdekjes. Janë shëruar 2.261 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444. Në total numri i rasteve aktive është 9.764.
Gjithashtu bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër Covid-19 dhe deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.



