Një dizajnuese e frymëzuar nga Kim Kardashian për të bërë të pasmet, e cila është e njohur për dizjanet e saj sureale, ka arritur të shokojë sërish njerëzit.
Beate Karlsson ka bashkëpunuar me markën skandinave të modës “Avavav Firenze” në Itali, për të bërë një palë çizme dhe këpucë unike që me siguri do të tërheqin vëmendjen.
Të dyja modelet e çizmeve janë të gjata deri sipër gjurit, vijnë në formën e katër gishtave të mëdha dhe kushtojnë 900 euro secila.
Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë pëlqyer modelin e çuditshëm, ndërsa disa thoshin se do t’i blinin.
“Duke kombinuar veshjet argëtuese të përditshme me detaje avangarde, Avavav dëshiron të lidhë të ardhmen me të tashmen”, shkruan marka.
“Avavav më dha mundësinë e krijimit të një koleksioni me liri krijuese dhe një linjë tjetër prodhimi më të përshtatshme. Dizajnet e mia kanë qenë prej kohësh një produkt i përpjekjes për të çliruar veten nga format e njohura. Kam ndjerë se afrimi me tjetrin në peizazhin bashkëkohor të modës ka qenë një mjet efektiv për të ndryshuar disa nga gabimet më të ngutshme të industrisë”, tha dizajnuesja për ‘Paper’.
Marka italiane e modës njoftoi se ka prodhuar vetëm 21 çizme të tilla.
Burimi Metro



