Kompjuteri kuantik zgjidh në 3 minuta një problem që një kompjuter i zakonshëm e zgjidh për 10 mijë vjet

Kompjuteri kuantik zgjidh në 3 minuta një problem që një kompjuter i zakonshëm e zgjidh për 10 mijë vjet

Superkompjuterat shënojnë një rekord të ri. Një eksperiment i koordinuar nga Google, nën kujdesin e Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka rezultuar i suksesshëm. Në më pak më shumë se 3 minuta, kompjuteri kuantik ka kryer një veprim, për të cilin një kompjuteri tradicional do t’i duheshin 10 000 vjet.

Rezultati është publikuar në revistën “Nature” nga grupi i fizikantit John Martinis, Google dhe Universitetit të Kalifornisë në Santa Barbara. Kompjuterët kuantikë shfrytëzojnë vetitë e botës së atomeve për të rritur aftësitë llogaritëse.

"Është një hap i rëndësishëm drejt të ashtuquajturës epërsi kuantike, që është aftësia e këtyre kompjuterëve për të kryer një detyrë, për të cilën një kompjuteri tradicional do t’i duhej një kohë shumë e gjatë, e cili mund të shkojë përtej epokës së njohur të universit", ka thënë për ANSA, Augusto Smerzi, studiues në Institutin Kombëtar të Optikës së Këshillit Kombëtar të Kërkimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy