Një operacion i gjerë antikanabis është ndërmarrë sot nga policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në tre qarqe njëkohësisht: Vlorë, Shkodër dhe Gjirokastër.
Policia e Shtetit informoi se deri në orën 14:00 janë sekuestruar mbi 660 kg si dhe është asgjësuar një numër i madh bimësh që janë gjetur në procesin e tharjes.
520 kg janë sekuestruar gjatë operacioneve në Kurvelesh dhe Tepelenë.
85 kg janë sekuestruar në Krujë, ku janë gjetur edhe rreth 1100 bimë në proces tharjeje dhe 1900 të tjera të kultivuara.
Në Vlorë një sasi prej 41 kg kanabis sativa është është sekuestruar në garazhin e një pallati dhe ka vënë në pranga Fredinant Milen, 47 vjeç, lindur në Fier, banues në Vlorë, ndërtues i një pallati 6-katësh në zonën e Ujit të Ftohtë.



