
Opozitari i Kremlinit Alexei Navalny, i cili aktualisht ndodhet në burg për thyerjen e një mase sigurie, është duke u hetuar edhe për tre shkelje penale të tjera. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Navalny ditën e sotme në rrjetet sociale, ndërsa ka bërë të ditur se këtë e mësoi nga një hetues që e vizitoi të hënën në burg.
“Po bëhem çdo ditë një kriminel më i rëndë,”-shkroi Navalny në postim duke bërë shaka. “Kështu që mos mendoni që unë po rri vetëm ulur në një qeli, duke pir çaj dhe duke mos bërë asgjë,”- deklaroi ai.
Ai tha se ata ishin duke hetuar për vjedhjeje të donacioneve nga fondacioni i tij anti-korrupsion FBK, themelimi i një organizate, në shkelje të të drejtave të njeriut dhe fyerjen e një gjykatësi.
Komiteti rus i Hetimeve deklaroi më herët se kishte hapur çështje që përfshinin FBK-n dhe shkeljen e të drejtave të njeriut kundër Navalnyt dhe aleatëve të tij.



