Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Mbi 2 mijë raste të reja dhe 24 viktima

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Mbi 2 mijë raste të reja dhe 24 viktima

Maqedonia e Veriut raporton se në 24 orët e fundit janë shënuar 24 viktima dhe 2,269 raste të reja me koronavirus. Kjo shifër e të infektuarve përbën rekord prej muajit prill të vitit 2021, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në total rreth 18,500 ndërsa i vdekjeve në 8,139, nga rreth 247,000 persona të diagnostikuar me këtë virus.

Sipas raportit të publikuar të martën, 1,420 persona janë shëruar në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, numri i të infektuarve me koronavirus brenda një jave ka shënuar rritje prej 33,9 për qind.

Nga 10 deri më 16 janar janë infektuar 11,200 persona, në 35 qytete të Maqedonisë së Veriut. Numri më i madh i rasteve është në Shkup.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy