
Arkeologët në qytetin e lashtë të Laodicesë, në krahinën perëndimore turke Denizli, kanë zbuluar një statujë të perandorit Trajan, një nga perandorët më të mëdhenj romakë. Statuja daton në vitin 113 të erës tonë.
Ajo mund të konsiderohet si një nga më uniket e këtij lloji, për shkak të madhësisë dhe mënyrës si është gdhendur. Skulptura prej tre metrash u zbulua e shpërbërë në 356 pjesë, të gjitha të cilat u ngjitën së bashku. Pranë perandorit është një tjetër statujë, shumë më e vogël në përmasa, e cila paraqet një ushtar armik me duar të lidhura pas shpinës.
Gërmimet janë kryer nën drejtimin e profesorit Celal Simşek, i cili thotë se statuja është ndër pak të tilla të cilësisë shumë të lartë.
"Ne zbuluam se ajo është bërë në vitin 113 të erës sonë, duke marrë parasysh se perandori vdiq në vitin 117. Ka pasur shumë skulptura të Adrianit të zbuluara deri tani, por një skulpturë e tillë e perandorit Trajan është e një cilësie të lartë. Duhet të jetë bërë nga një artist që e ka takuar perandorin personalisht. Tiparet e portretit të tij janë paraqitur në mënyrë të detajuar. Trajani e zgjeroi dhe e pasuroi Perandorinë Romake gjatë sundimit të tij", shpjegon profesori.
Statuja është thyer në 356 copë pas një tërmeti shkatërrues. Gjetja e saj është unike dhe e pashembullt në botë. Mosha e saj përllogaritet rreth 1906 vjeç.



