Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli ashpër për "median e lajmeve të rreme" gjatë Darkës së korrespondetëne të Shtëpisë së Bardhë.
"Ky vend është me të vërtetë grupi më i madh i njerëzve me sindromën e çrregullimit të Trump që janë mbledhur ndonjëherë në të njëjtën kohë. Shfaqja duhet të vazhdojë.“
Gjatë fjalës së tij presidenti Trump foli edhe për mundësinë e një mandati të tretë në krye të Shtëpisë së Bardhë, edhe pse këmbënguli se po bënte shaka.
"Ashtu si presidenca ime, hera e dytë është gjithmonë më e mirë. Dhe hera e tretë është edhe më e mirë. Po bëj shaka".
Në aktivitet morën pjesë rreth 700 të ftuar, krahasuar me mbi 2.000 në darkën origjinale. Masat e sigurisë ishin shumë më të forta. Mes të munguarve ishin zonja e parë Melania Trump, zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe sekretari i Shtetit Marco Rubio. Në fund të fjalimit, presidenti riafirmoi mbështetjen e tij për lirinë e shprehjes.
“Ne i zgjidhim mosmarrëveshjet tona jo me plumba, por me debat të hapur dhe të fortë. Asnjë humbës me armë nuk do ta ndryshojë këtë dhe ne nuk do ta lejojmë të ndodhë.”
Presidenti Trump i cili njihet për deklaratat e tij kontroverse tha gjithashtu se, kur ai të mos jetë më president, mediat do të falimentojnë, pasi sipas tij askush nuk do të jetë i interesuar të lexojë artikuj për pasardhësin e tij.



