Kreu i Degës Vatra Manhattan, Agustin Mirakaj përmes një lidhje skype për “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se ai është pro Donald Trump për president për disa arsye dhe më kryesorja për të është ekonomia e SHBA-ve.
Ndërkohë në fjalimet e tij para shqiptarëve që jetojnë në SHBA ai është shprehur kundër Edi Ramës. Lidhur me këtë Mirakaj tha se ai është kundër Ramës për arsye sepse ka shpopulluar Shqipërinë me plane të mirë menduara.
“Dola kundër Edi Ramës në mitingjet në SHBA dhe arsyet janë të mëdha, por më kryesorja shpopullimi. Kjo është bërë në mënyrë graduale dhe e mirë menduar.
Një pjesë e madhe të shqiptarëve që unë përfaqësojë votojnë për Donald Trump. Vitet e fundit ka qenë inflacioni në maksimum dhe bota është në luftë.”



