Paraditen e sotme disa familje nga fshati Blinisht i Mirditës, kanë bërë disa orë rrugë për të protestuar para kryeministrisë.
Ata kërkojnë nga shteti të dëmshpërblehen për banesat e tyre të dëmtuara gjatë ndërtimit të Rrugës së Kombit në 2008.
Lidhur me këtë protestë Preg Ndreca, banor i fshatit Blinisht tha në studion e lajmeve në MCN Tv se janë vetëm 7 familje që kërkojnë shpronësim si pjesa tjetër e fshatit. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Ndreca tha se i gjithë problemi është tek një ngërç ligjor që do zgjidhur dhe se kryeministri Rama duhet të vihet në dijeni për këtë çështje.
Problemi ynë fillon në 2008 kur është bërë traseja e Rrugës së Kombit. Ishte papërgjeshmëri e institucioneve të asaj kohe që nuk u morën masa mbrojtëse për fshatin. Pavarësisht ankesave nuk u mor asnjë masë, nuk u shpërblyem. Në 2018, në mars ndodhi rrëshqitje masive e tokës dhe u dëmtuan shtëpinë dhe pasuritë.
Janë prekur 40 familje, por 7 janë problemi, të tjerët janë shpronësuar për shtëpinë dhe i kanë lënë tokën. Çmimi tokës është 1.5 milionë lekë dynymi, ndërsa banesa është 29.4 mijë lekë dhe nuk mund të blesh asnjë gjysmë metri.
Ne po kërkojmë që të shpronësohemi si të gjithë fshatarët e tjerë dhe të vazhdojmë jetën i thonë 5 vjet që ne jemi pa shtëpi. Ato janë të shembura, është zhdukur çdo gjë. Jam i bindur që kryeministri nuk e di këtë situatë.
Asnjë reagim nuk pati, veç gazetarëve që na ndihmuan në publikimin e problemin tonë. Shpresoj që kabineti t’ia bëjë prezent kryeministrit pasi kjo gjë ka mbetur tek një ngërç ligjor që do zgjidhur.
Gjatë kohë që Rruga e Kombit ishte e dëmtuar e dhanë televizion kombëtare dhe kemi bashkëpunuar me ARRSH, kam qenë përfaqësues i banorëve që i kemi lënë të bëjmë punimet mbrojtëse të rrugët në prona të pa shpronësuara.



