Mania për të ndryshuar tiparet e fytyrës ka rritur ndjeshëm ndërhyrjet estetike. Të rinj që kërkojnë të deformojnë pamjen dhe t’u ngjajnë personazheve të famshëm apo dhe individë që duan të eleminojnë shenjat e plakjes.
Nga ana tjetër mjekët neurologë ngrenë shqetësimin se injektimi i botox mund të sjell komplikacione në sistemin nervor qëndror të pacientëve deri në ndryshimin e aktivitetit të zonave të trurit që merren me përpunimin emocional.
Mjekja kirurge estetike, Romina Selenica, teksa u referohet disa studimeve të kryera ndër vite thotë se botoxi nuk ka efekte anësore, por përpara se të aplikohet duhet të kemi parasysh disa kritere.



