Një 19-vjeçar shqiptar është plagosur në Itali. Ngjarja ka ndodhur në një stacion autobusi në Campogalliano, pasi studenti shqiptar ishte konfliktuar me dy persona të tjerë për volumin e lartë të muzikës.
Ai u kishte kërkuar të ulnin volumin e muzikës që po dëgjonin, por dy personat e tjerë, njëri polak dhe tjetri aziatik, kanë reaguar dhunshëm. Fillimisht e kanë nxjerrë nga treni në stacionin e parë dhe më pas e kanë goditur me thikë në këmbë.
E gjithë skena është parë nga udhëtarët e tjerë, të cilët kanë mundu t’i japin policisë një identikit të qartë të dy agresorëve. Karabinierët janë vënë në kërkim të tyre.



