
Një ditë më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkarkoi nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Në vend të saj pritet të komandohet ish-prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Arens Çela.
Komandimi i tij pritet të bëhet në mbledhjen e thirrur me urgjencë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në orën 12.00
Në njoftimin e KLP thuhet se në mbledhje do të diskutohet miratimi i projekt-aktit për ndërprerjen e komandimit të prokurorit Arens Çela, i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku ka emërimin si prokuror.
Çela do të komandohet përkohësisht në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, deri në zëvendësimin e përhershëm të Imeraj.



