Çështja Beccheti, Nano: Basha mund ta kishte përdorur në fushatë, tani e bën thjesht për zhurmë

Çështja Beccheti, Nano: Basha mund ta kishte përdorur në fushatë, tani e bën thjesht për zhurmë

Betejën e saj në parlament, PD-ja do ta nisë me tre komisione hetimore, të cilat do të fokusohen në 25 prillit, inceneratorët dhe çështjen “Becchetti”. Lidhur më këtë të fundit, ku Shqipëria ka humbur përballjen me sipërmarrësin italian në një Gjykatë Arbitrazhi dhe duhet të paguajë 110 milionë euro, analisti Mustafa Nano tha se po përdoret për të tërhequr vëmendjen nga zhvillimet në gjirin e PD-së. Nano tha se Basha mund ta kishte përdorur çështjen Beccheti gjatë fushatës, kur MCN publikoi për herë të parë lajmin për humbjen e Shqipërisë përballë biznesmenit italian, por zgjodhi të mjaftohej me një deklaratë.

Besoj se është për të tërhequr vëmendjen nga çështja Berisha. Kryelajmi janë zgjedhjet në PD. Kemi të bëjmë me një zhurmë, një konflikt brenda PD. Në këtë kuptim e shoh si një përpjekje për ta kthyer vëmendjen në gjërat e tjera.

Çështja Beccheti mund të përdorej gjatë fushatës kundër kryeministrit. Tani po e përmendin pasi maxhoranca i ka fituar zgjedhjet. Nuk pati pothuajse asnjë reagim nga opozita. Kjo më bën të mendoj se nuk e kanë hallin te Beccheti, por duan të mbulojnë atë që po ndodh në PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy