
Kandidati për deputet i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit” theksoi angazhimin e partisë së tij për të mbështetur SPAK-un në luftën kundër korrupsionit.
Basha nënvizoi parimet e koalicionit Euroatlantik, duke e vlerësuar barazinë para ligjit dhe meritokracinë si themel për zhvillimin e shoqërive të shëndosha, duke krahasuar situatën në Shqipëri me shtetet ku shqiptarët kërkojnë të jetojnë.
“Me qëndrimin tonë si euroatlantik, ne pozicionohemi 100% në krahë të SPAK. Jo me fjalë, por me veprat.
Prej një viti e gjysmë, Parlamentin e Shqipërisë është propozimi me firmën time për t'i dhënë SPAK më shumë fonde, më shumë burime njerëzore dhe infrastrukturën ligjore për t'i intensifikuar luftën kundër korrupsionit.
Prej një viti e gjysmë në Parlamentin e Shqipërisë ndodhet i plotë draft propozimi, projektligji i plotë për vetingun e politikanëve, që do të thotë kontrolli i përvitshëm i pasurisë të njëqind e dyzetë deputetëve, gjashtëdhjetë e një kryetarëve të bashkive.
Në Euroatlanti... në Europë, në Amerikë, ku ikin shqiptarët, ku i përzë shqiptarët Edi Rama, që ka përzë një milion në 12 vite ka disa parime, prandaj ecën shoqëria atje.
Ka barazi para ligjit, ka meritokraci, dhe nuk mund të ketë barazi para ligjit.”



