Dorëzimi i ish-zëvendëskryeministrit të MV/ Hoxha: I vonuar, por i domosdoshëm. Tani rolin e kanë institucionet (VIDEO)

Dorëzimi i ish-zëvendëskryeministrit të MV/ Hoxha: I vonuar, por i domosdoshëm. Tani rolin e kanë institucionet (VIDEO)

Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është vetëdorëzuar pasi ishte shpallur në kërkim, pas caktimit të masës së arrestit me burg ndaj tij.

Zëvendësministri i Bujqësisë në Qeverinë e MV, nga koalicioni VLEN, Albrim Hoxha, u shpreh për edicionin e lajmeve në MCN TV se dorëzimi i Grubit ishte një hap i vonuar, por i domosdoshëm.

Nuk e di nëse ka qenë çështje strategjie, por është një hap i vonuar dhe i domosdoshëm për t’u përballur me drejtësinë. 

Që nga momenti kur ky person u largua nga vendi, ne si VLEN kemi deklaruar se askush nuk duhet t’i ikë drejtësisë, pavarësisht kohës. 

Ai shtoi se tashmë rolin kryesor e kanë institucionet dhe se procesi duhet të zhvillohet me profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.

Procesi tani duhet të zhvillohet me profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.

Qëndrimi ynë si VLEN dhe si qeveri është që kushdo që ka keqpërdorur pozitat publike duhet të japë llogari. 

Këtu nuk mund të ketë përjashtime, as për Grubin dhe as për askënd tjetër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy