Drejtuesja e Agjencisë për Inovacionin dhe Ekselencën Ledi Imeraj, nga panairi Klik Ekspo Group tha për MCN TV se inovacioni është element shumë i rëndësishëm i cili do e ndihmojë Shqipërinë për hyrjen në Bashkimin Europian.
Ajo deklaroi se ka interes shumë të madh në angazhimin e diasporës në Shqipëri, sidomos me iniciativat e fundit të shtetit shqiptar me inovacionin si një nga shtysat që do e çojnë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.
Në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës, fokusohemi në sjelljen e talenteve që kanë një ekspertizë dhe eksperiencë shumë të avancuar dhe maturuar në implementimin e teknologjive më të fundit që kanë dhënë kontributin e tyre në Shqipëri dhe vendet jashtë Shqipërisë.
Edhe angazhimi i diasporës ka shumë rëndësi për Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës.
Ka interes shumë të madh në angazhimin e diasporës në Shqipëri, sidomos me iniciativat e fundit të shtetit shqiptar dhe nxitjen e Kryeministrin me inovacionin si një nga shtysat që do e çojnë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.
Interesi ka qenë aq i madh sa ne po bashkëpunojmë shumë ngushtë dhe iniciativat që ka Ministria për Punët e Jashtme dhe Europën me diplomacinë ekonomike dhe po ndërtojmë disa iniciativa ku do i angazhojmë akoma më ngushtë së bashku fushën e veprimtarisë së Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës që ka qendrat e inovacionit dhe ekselencës në të gjitha ministritë e linjës.
Po krijojmë mekanizmat që të tërheqim diasporën në mënyrë që ata të kontribuojnë në Shqipëri, qoftë me ekspertizën e tyre, qoftë me investimet e tyre.
Bashkë me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po krijojmë një platformë, ku do kemi dhe një platformë ku të gjithë ekspertët shqiptarë në diasporë të kenë profilin e tyre, për momentin mund të drejtohen në disa platforma aie.gov.al, tek Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe tek Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
Sa i takon inteligjencës artificiale, Imeraj deklaroi se pamja është shumë pozitive dhe optimiste, dhe për këtë arsye shpjegon se vendosi që të kthehet në Shqipëri mbas 25 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e teknologjisë.
Kemi infrastrukturë e cila po përmirësohet akoma më shumë. Po ndërtojmë një iniciativë për Facotry AI, që do i japë shtysë shumë të madhe implementimit të IA qoftë në qeveri, qoftë edhe për sektorin privat dhe kemi dhe iniciativa të tjera, si Durana apo TEDA që po punojnë shumë që të tërheqin investitorë në mënyrë që të kemi dhe infrastrukturën private për të mbështetur iniciativat që janë të nevojshme në Shqipëri për përqafimin e inteligjencës artificiale.
Lidhur me ndërtimin e kapaciteteve, jam e kënaqur të them që kam gjetur në Shqipëri një talent të jashtëzakonshëm dhe po shikoj edhe iniciativat e qeverisë shqiptare, në mënyrë që edhe sistemi i edukimit të përmirësohet më shumë dhe të ecë me hapa të shpejtë për kërkesat që ka tregu lidhur me kapacitetet që kanë të bëjnë me inteligjencën artificiale.
Ne duhet të bëjmë një punë akoma më të mirë që të nxjerrim në pah kompanitë që janë inovative dhe talentet që janë inovativ në Shqipëri.
Arsyeja pse ne shqiptarët bëhemi kaq të suksesshëm është që kemi një talent mbijetese dhe kemi aftësinë që të gjejmë zgjidhje inovative kudo që të shkojmë dhe e dyta është që kemi që na bën shumë të suksesshëm edhe jashtë, duke pasur talentin e inteligjencës emocionale dhe lidhja e shpirtit që kemi ne shqiptarët me njeri tjetrin.
Vizioni im është që duke patur këtë aftësi ne ty bëhemi një yll ndritës për inovacionin e ardhshëm në botë, sepse teknologjia dhe inovacioni sot kanë nevojë shumë për inteligjencën emocionale edhe që zgjidhjet t'i shërbejnë me shumë kuptueshmëri njerëzimit.



