Alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare, parashikimi i motit për sot

Alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare, parashikimi i motit për sot

Mot kryesisht i kthjellët dominon në Ultësirën Perëndimore, por vranësira të herë pas hershme paraqiten në zonat malore, kryesisht në Verilindje dhe juglindje të vendit gjatë paradites.

Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare për Veriun, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke luhatur ditore nga 9°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 30-35 km/h, nga drejtimi permanent Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vranësira dhe rrebeshe të përkohshme shiu do të kenë Europa Qendrore dhe Pellgu i Detit të Zi. Ndërsa dominimi i moti të kthjellët vijon në pjesën më të madhe të kontinentit Europian, më të theksuara kthjellimet mbeten në gadishullin e Ballkanit dhe Europën Jugperëndimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy