“Kemi zbuluar 2 hajdutë të tjerë!”, Këlliçi: Maloku përfitoi 70 milionë euro nga bashkia, 55 milionë Qefalia

“Kemi zbuluar 2 hajdutë të tjerë!”, Këlliçi: Maloku përfitoi 70 milionë euro nga bashkia, 55 milionë Qefalia

Ish-deputeti i PD Belind Këlliçi në fjalën e mbajtur në protestën para Bashkisë së Tiranës tha se këtë javë janë zbuluar me fakte “dy hajdutë të tjerë”.

Ai bëri me dije se Arben Maloku, ka marrë 70 milionë euro tendera dhe leje ndërtimi nga bashkia, ndërkohë që 55 milionë euro i ka marrë Kujtim Qefalia.

"Sot për fatin tonë të keq Erion Veliaj po na çon më larg se Afrika. Vjedhja që kemi parë në këto 9 vjet është e paprecedentë. Të nderuar qytetarë, çfarë ka ndodhur vetëm këtë javë. Kemi zbuluar me fakte dhe dokumente të pakontestueshme dy hajdutë të tjerë, Arben Maloku, kryetar i njësisë Zall Herr, drejtues politik në Zall herr ka marrë 70 milionë euro tendera dhe leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës, Kujtim Qefalia, tmerri i Dajtit, 55 milionë euro, tendera dhe leje ndërtimi për familjarët e tij. Kur dy ish-kryetarë komunash kanë vjedhur kaq para, a mund ta imagjinoni çfarë ka bërë Veliaj me bandën “5D” në këto vite. Në emër tuaj dua t’i japë një mesazh shumë të fortë, ne s’tërhiqemi pa të çuar aty ku e meriton. Ky individ që me shtabin e tij elektoral “5D”, ka vjedhur të ardhmen tonë, ka vjedhur taksat, rrugët, kopshtet, çerdhet, për shkak se paratë i ka çuar te një incenerator që s’ekziston. Kjo vjedhje në Tiranë është e paprecedentë, 132 milionë euro janë dhënë për një vepër që s’ekizston”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy