
Bazuar në një anketë të realizuar së fundmi nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal rezulton se 89% e shqiptarëve që janë pyetur shfaqen nivele më të larta të mosbesimit në marrëdhënie me njerëzit
Sociologu Olti Korreshi tha në studion e MCN Informacion se shqiptarët nuk dinë ku dhe si të kërkojnë ndihmë.

Tashmë familja është krejt vetëm, individi është krejt vetëm, fëmijët dhe adoleshentët. Po shohim se çfarë ndodh me adoleshencën. Individi është tulatur. Nuk di më të përballojë asgjë, nuk di më ku të kërkojë ndihmë.
Gjendemi në një prizëm përballë disa udhëkryqeve Shteti është i pafuqishëm, shkolla po ashtu që është një nga hallkat që duhet të ndihmojë. Shohim që ky individ nuk di ku drejtohet, nuk di ku të kërkojë ndihmë dhe si ta kërkojë.
Sipas Korreshit 30% e personave me varësi që trajtohen në qendrat e specializuara i kanë shkëputur që herët marrëdhëniet me prindërit.
30% e personave me varësi që trajtojmë në qendrat tona gjatë terapisë. Kanë shkëputur që herët marrëdhëniet me prindërit Dhe prindi gjendet përballë një fëmijë që nuk e njeh. Është kujdesur për të gjeneruar të ardhura vetëm.
Nëpër rrethe shohim zbrazëti. Kanë problematike të ndryshme. Nëpër rrethe vazhdojnë mbulohen me komunitetin e të njohurve. E shohin si ombrellë ku mund të mbrohen.



