
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studion e lajmeve të MCN TV se sot ka nisur rruga që do të na çojë që të anëtarësohemi plotësisht në BE.
Sipas Milos, për anëtarësimin ka disa pengesa që nuk varen vetëm nga vullneti i qeverisë.
Nëse fillon një rrugë që do na çojë që të anëtarësohemi plotësisht në BE, kjo ka filluar sot, dhe është një rrugë relativisht e gjatë. Kryeministri ka shprehur ambicien e qeverisë për ta realizuar këtë deri në 2030. Uroj që të bëhet. E deklaruar tingëllon mirë, por që të bëhet realitet duhet punë e madhe për arsye se grup-kapitujt janë të mëdha, dhe mbi të gjitha ka disa pengesa institucionale që nuk varen nga vullneti i qeverisë. Çdo kalim nga në grup kapituj në grupin tjetër do të vendoset vetëm në momentin kur Komisioni Europian do të shqyrtojë arritjet dhe do të konkludojë që Shqipëria i ka plotësuar kriteret për këto grup-kapitujsh.
Milo tha se procesi nuk është vetëm teknik.
Nuk janë vetëm çështje teknike, që ka plot. Por ka dhe çështje politike të rëndësishme.
Unë do të veçoja 3-4 çështje kryesore. E para është lufta kundër korrupsionit që është kryetema. E dyta është të perfeksionohet dhe të vazhdojë reforma në drejtësia. Shqipëria të bëhet një shtet i vërtetë ligjor. Tjetër mendoj se mund të jetë çështja e të drejtave të njeriut, e medias që është problem më vete që do të jenë në qendër të vëmendjes.



