Prej disa vitesh, shumë familje spanjolle ndjekin një traditë të çuditshme. Ata i mbledhin tapat e shisheve plastike në kuti që i mbajnë në shtëpi ose në qendra tregtare.
Arsyeja është shumë humane. Kjo traditë nisi me historinë e një vajze të vogël të quajtur Aitana Garcia. Ajo kishte lindur me një defect në zemër. E vetmja gjë që mund ta shpëtonte ishte një trajtim mjekësor shumë i kushtueshëm në SHBA. Prindërit e vajzës kërkuan ndihmë duke u shfaqur në disa televizione.
Një kompani e riciklimit të plastikës ofroi shumën që i nevojitej vogëlushes në këmbim të një peshe prej 200 tonësh tapa plastike.
Njerëzit nisën t’i mblidhinin tapat menjëherë. Kuti të vogla u vendosën në të gjitha supermarketet, klubet e sportit dhe zyrat qeveritare. Sasia e nevojshme u mblodh për një muaj.
Ky sensibilizim u përdor si model. Një projekt i ri i kësaj natyre synon të arrijë një marrëveshje me kompanitë e riciklimit. Ai ka si synim mbledhjen e fondeve për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të sëmurë. Dhe spanjollët vijojnë të mbledhin tapa shishesh.



