Turizmi në botë, 320 miliardë dollarë humbje për shkak të koronavirusit

Turizmi në botë, 320 miliardë dollarë humbje për shkak të koronavirusit

Organizata Botërore e Turizmit ka publikuar të dhëna tronditëse përsa i përket ndikimit që ka patur pandemia e koronavirusit në këtë sektor.

Fillimisht thuhet se krahasuar deri në muajin maj, kriza e COVID-19 i ka shkaktuar humbje sa trefishi turizmit, në krahasim me krizën ekonomike të vitit 2009. Ndërsa situata vijon të precipitojë, agjencia e specializuar e Kombeve të Bashkuara bën me dije se deri më tani humbja globale e turizmit shkon në 320 miliardë dollarë amerikanë. 

Për shkak se vendet kufizuan lëvizjet me qëllim uljen e përhapjes së koronavirusit, Organizata Botërore e Turizmit, saktëson se deri në maj ka patur 98% më pak turistë në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019.

Qeveritë në çdo rajon botëror aktualisht kanë përgjegjësi të dyfishtë: t’i japin përparësi shëndetit publik, ndërsa gjthashtu të mbrojnë vendet e punës dhe bizneset. Kjo pasi rënia drastike e turzimit vë në pikëpyetje jetët e milion njerëzve.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit,  Zurab Pololikashvili, tha: "Këto të dhëna të fundit tregojnë rëndësinë e rifillimit të turizmit sa më shpejt të jetë e mundur. Rënia dramatike e turizmit në botë vë në rrezik jetët e miliona njerëzve, përfshirë edhe vendet e zhvilluara."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy