Zjarri mes Drizës dhe Peshtanit vihet nën kontroll, evakuohen përkohësisht shtatë familje

Zjarri mes Drizës dhe Peshtanit vihet nën kontroll, evakuohen përkohësisht shtatë familje

Zjarri që përfshiu zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan të Bashkisë Fier, është vënë nën kontroll pas një operacioni të gjerë ndërhyrjeje nga ajri dhe toka. 

 

Flakët dogjën rreth 100 deri në 110 hektarë me shkurre dhe ullishte, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet. 

 

Për arsye sigurie, shtatë familje që banonin pranë zonës së rrezikuar u evakuuan përkohësisht. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka pasur humbje jete apo persona të lënduar. 

 

Zona do të vijojë të mbahet nën monitorim nga dy mjete zjarrfikëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy