
Analisti Baton Haxhiu deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV se protesta e Zvërnecit nuk duhet trajtuar me indiferencë, pasi ajo pasqyron pakënaqësinë e një grupi qytetarësh që ndihen të përjashtuar nga sistemi politik.
Sipas tij, problemi nuk qëndron te numri i protestuesve, por te mesazhi dhe forca reale e pakënaqësisë që ata përfaqësojnë.
Haxhiu theksoi se protesta vuan nga mungesa e një kauze dhe organizimi të qartë politik, çka e bën të cenueshme ndaj përdorimit nga partitë. Ai shtoi se pas kësaj lëvizjeje qëndron zhgënjimi i shumë të rinjve që ndiejnë se shteti u ka mbyllur dyert e mundësive.
E para është gabim të mos merret seriozisht kjo protestë, aty janë grupime që mendojnë se s’kanë hapësirë politike. Këtu ka interesa dhe qëllime dhe çdo parti politike në vete kërkon të marrë sa më shumë grupime. Rreziku për Shqipërinë nuk është protesta, rreziku do të ishte sikur që pas një kohe këta njerëz të mos protestonin, por të kapnin avionin dhe të iknin nga Shqipëria.
Brenda protestës, mendoj që po bëhet një gabim, po bëhet leximi i gabuar i njerëzve në rrugë. Nuk ka rëndësi numri i protestuesve, por duhet kuptuar forca reale e lëvizjes. Kjo është një lëvizje që ka pakënaqësi Brenda. Ajo që më shqetëson është që ky grupim nuk ka kauzë të qartë politike dhe kjo e bënë kaotike. Ajo që është gabim është që të trajtohet si grupim që përbën kërcënim politikë. Problem është që nuk ka një adresë dhe një organizim dhe do të përdoret nga partitë politikë.
Ajo që unë kam bindje është që kjo protestë është e heshtur e zhgënjimit të disa të rinjve për arsye se sistemi ua ka mbyllë derën. Kur ssitemi të mbyll derën, është shteti.
Edi Rama ka një vizion të vetin deri në 2029, ai i ka marrë të gjitha votat dhe votat janë edhe për investimin në Zvërnec. Si kontestohet një lidership që ka paraqitur vizionin e tij dhe e ka fituar. E para është kohëzgjatja e tij në pushtet dhe kjo është arsye pse njerëzit janë aty, por kryesorja është që BE e ka një lider të një shteti të vogël dhe BE nuk I duhet një debatues I tillë pasi mund ti krijojë probleme. Ai është një prej figurave që ka ndërtuar një rrëfim për Shqipërinë, a dëshiron që ky grupim ta rrëzojë atë? Kjo është çështje politike.
Në fund çfarë rrugë duhet që të rrëzohet ky pushtet? A duhet modeli i 97’? Jo, por kur nis protesta ti nuk e di fundin!



