Meksi: SPAK shërben si drogë për qytetarët, Kryeministri të kujdeset që fenomeni “AKSHI” të ndalet (VIDEO)

Meksi: SPAK shërben si drogë për qytetarët, Kryeministri të kujdeset që fenomeni “AKSHI” të ndalet (VIDEO)

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ndan mendimin se protesta masive e qytetarëve duhet të ishte organizuar nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike.

 

Ai tha për “MCN Live”, se Berisha duhet të bëj korrigjimet e duhura dhe të jetë krah qytetarëve, madje të bëjë dhe një deklaratë dhe të japë mbështetje për SPAK.

 

Meksi shtoi se SPAK shërben si një lloj droge për qytetarët, por u shpreh se zgjidhja duhet të jetë më strukturale.

 

Në këtë linjë tha se nuk ka pse të presë Kryeministri Edi Rama vendimin e formës së prerë për çështjen e “AKSHI-t” dhe se asgjë nuk e ndalon Kryeministrin që të kujdeset që ky fenomen që ndodhi te AKSHI, të ndalohet. 

 

SPAK e ka gëzuar pa kushte mbështetjen e qeverisjes. Qeveria nuk ka pse të presë vendimin e SPAK dhe GJKKO që të shprehet për AKSHI-n, aty çdo gjë është e qartë. 

 

Nga hetimet e dosjes së AKSHI-t, del që Policia e Shtetit ka qenë një farë mase e përfshirë 3-7%. Ka qenë në strukturat e larta. 

 

Fakti është që BKH operoi me mjetet e saj në operacionin e saj pa policinë, tregon se realizoi një operacion të rëndësishëm. 

 

Personi u gjet në Durrës, siç u gjet Pepnikaj i Call Center-ave në Palasë. Ne i kemi mes nesh. Është e qartë dhe pa na e thënë SPAK. Thelbi është që SPAK bëri një operacion me sukses me kapacitetet e saj. T’i themi bravo dhe të kenë raste të tjera në vijim. 

 

Sot duket sikur qeveria bën ligje, VKM, administrata i bën si ka qejf dhe ndoshta SPAK zgjidh 1/100 e tyre. SPAK funksionon si një drogë për qytetarët, që qetëson mllefet. Zgjidhjet duhet të jenë më strukturale. 

 

Nuk ka pse të presë Kryeministri Rama vendimin e formës së prerë për çështjen e “AKSHI-t”. 

 

Asgjë nuk e ndalon Kryeministrin që të kujdeset që ky fenomen që ndodhi te AKSHI, të ndalohet. Mund të ndalohen për momentin tenderat e AKSHI-t. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy